FOTO/Ankohet banori, “Rruga e Seravës që rrezikon jetën e fëmijëve”

TË FUNDIT

Reshjet e borës dhe punimet në rrugën “Mesta” në Seravë e kanë vështirësuar qarkullimin e banorëve të kësaj ane.

Për shkak të hapjes së gropës për punime dhe nga ana tjetër grumbujt e shkaktuar nga bora, banorët ankohen se rrezikojnë jetën e tyre për shkak të korsisë së ngushtë që u është lënë.

Edhe ajo korsi, është me shtresë të borës, që do të thotë shumë lehtë e rrëshqitshme dhe afër gropës ku po realizohen punimet.

Ftojnë aturitetet të gjejnë zgjidhje.

“Njerëzit duhet ta rrezikojnë jetën për një korsi prej 20cm dhe në skaj kanal për të shkuar në çerdhe me fëmijtë”, ankohet një banor për TV21.