Forumi zhvillon punimet me temë: “Mbështetja dhe riformësimi, misioni mediatik në epokën intiligjente”

TË FUNDIT

Të mërkurën u zhvillua në qytetin Chongqing Forumi i 5-të CMG-së, i organizuar bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës dhe bashkia e qytetit Chongqing. Tema kryesore e forumit ishte “Mbështetja dhe riformësimi: Misioni mediatik në epokën inteligjente”. Në forum morën pjesë rreth 300 përfaqësues të organeve qeveritare të vendeve përkatëse, organizatave ndërkombëtare, mediave, grupeve të mendimtarëve, sipërmarrjeve ndërshtetërore etj.

Në fjalimin e mbajtur në forum, Drejtori i CMG-së Shen Haixiong u shpreh se inteligjenca artificiale duhet të jetë një produkt publik ndërkombëtar për gjithë njerëzimin. CMG po punon për ta transformuar teknologjinë në fuqi komunikimi duke i treguar botës historinë e Kinës.

Në fjalimin e tij, zv/Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Tshilidzi Marwala u shpreh se inteligjenca artificiale e ka ndryshuar thellësisht sektorin e lajmeve, dhe nëse kjo teknologji në fund të fundit u sjell dobi apo dëm interesave publike, mbetet në duart e punonjësve të medias. OKB është e gatshme të punojë me palët e ndryshme, për të ndërtuar së bashku një të ardhme digjitale të sigurt, në dobi të të gjithë njerëzimit.

Gjatë eventit u publikua Iniciativa e Forumit të 5-të CMG-së, që mbështet respektimin e vlerave themelore të përhapjes së lajmeve, promovimin e shkëmbimeve dhe krijimin e të ardhmes së bukur të medias me teknologjinë.

Në forum u publikuan gjithashtu shumë rezultate teknologjike duke përfshirë Modelin 3.0 Audiovizual të CMG-së. Ky model bazohet në teknologjinë strategjike “5G+4K/8K+AI” dhe promovon në mënyrë gjithëpërfshirëse përmirësimin inteligjent të medias.