“FORTESA 2”, THASË TË ZINJ ME DOKUMENTE ISHIN DJEGUR NË “BREST”

Thasë të zinj të mbushur me letër dhe regjistra nga ndërtesa e tretë në MPB ishin djegur në lokacionin “Brest”, i cili gjendet në aeroportin e Shkupit në pjesën ushtarake. Këtë sot e tha në seancën e sotme për rastin “Fortesa 2, dëshmitari Mirçe Micevski, i punësuar në MPB” të PPS-së. Ai rrëfeu se me urdhër të eprorit të tij Nikolla Boshkovski, me një koleg tjetër ka mbushur një furgon “Reno Trafik” me materiale nga bodrumi i teknikës operative të Ministrisë së Brendshme.

-Në bazën e quajtur “Brest” na priti Vanço Cvetanovski, i cili ka siguruar vendin ku do të digjen materialet. Vendi ishte i rrethuar me gurë, kurse kishte edhe aparate kundërzjarrit, shpjegoi Micevski, duke shtuar se me ta kanë qenë edhe tre gra nga “Komisioni”.
I pyetur nga avokati i Grujoskit, Petar Vasillevski, dëshmitari tha se nuk e di përmbajtjen e materialeve të djegura, por se është e sigurt se bëhet fjalë për letra dhe regjistra të ndryshme.
Në rastin “Fortesa 2”, i akuzuari i parë është ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski, si dhe 6 të punësuar në DSK.

Тë akuzuarit në rastin “Fortesa 2” gjykohen për falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe asgjësimin e dokumentit zyrtare lidhur me përgjimin e paligjshëm. Dokumenti lidhet me dy sistemet e përgjimit ilegal, të cilat sipas PPS-së janë shkatërruar gjatë vitit 2014.