Forcat Speciale në Ushtrinë shqiptare “tregojnë muskujt” në borë

TË FUNDIT

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi në profilin e tij në Facebook ka publikuar pamje nga stërvitja e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në kushte dimri, përcjell TV21. Peleshi njofton se këto për herë të parë janë realizuar stërvitje nga ky batalion vetëm me pajisje personale.

“Forcat Speciale dhe roli i tyre sa vjen e rritet. Stërvitja për herë të parë vetëm me pajisje personale e këtij batalioni, në një terren të vëshirë e temperatura ekstreme të ajrit, në Voskopojë, për të testuar kapacitetet tregon synimin që kjo forcë ka për të qenë e aftë të kryejë detyra speciale në një spektër të plotë luftimesh”, ka shkruar Peleshi.