Forcat ruse sulmuan një spital!

TË FUNDIT

Luftimet në Ukrainë janë futur në ditën e shtatë të tyre.  Që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë vrarë 136 civilë mes të cilëve 13 fëmijë. BBC shkruan se shifrat janë bërë publike nga Kombet e Bashkuara.

Liz Throssell, një zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se numri real i vdekjeve mund të jetë shumë më i lartë.

21 persona janë vrarë dhe 112 të tjerë janë plagosur nga bombardimet në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv në 24 orët e fundit. Shifrat janë konfirmuar nga gurvenatori i qytetit Oleh Synyehubov.

Ditën e djeshme raketat ruse goditën një ndërtesë qeveritare dhe zonat e banuara në këtë qytet. Ndërkohë gjatë orëve të natës rusët sulmuan një spital ushtarak në Kharkiv.

Shefi i policisë së rajonit Kharkiv, Volodymyr Tymoshko tha se “situata pranë spitalit është nën kontroll”.