Forcat e Maqedonisë përdorin gaz lotsjellës kundër migrantëve

TË FUNDIT

Forcat speciale të Maqedonisë kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë mijëra migrantë dhe refugjatë, të cilët kanë bërë përpjekje të hyjnë në Maqedoni nga Greqia, përkatësisht nga pika kufitare Gjevgjeli, raportojnë mediat e huaja. Disa mijëra njerëz nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia, shumica prej tyre refugjatë sirianë, kanë kaluar natën në zonën kufitare, pasi Maqedonia shpali dje gjendje të krizës dhe ka mbyllur kufirin e saj jugor për migrantët dhe refugjatët./21Media