Fon der Lajen: BE-ja në 200 milionë euro do ta rrisë ndihmën humanitare për Afganistanin

TË FUNDIT

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot premtoi se BE-ja do ta rrisë ndihmën humanitare për afganët prej 50 në më shumë se 200 milionë euro.

Ajo në një publikim në Tuiter porositi se dot do të bisedojë me liderët e G-7, pas çfarë gjatë ditës do të publikojë për “rritjen e mbështetjes humanitare për afganët, në dhe rreth vendit, nga buxheti i BE-së prej 50 milionë euro të tanishëm në më tepër se 200 milionë euro”.

“Kjo ndihmë humanitare do ta tejkalojë kontributin e vendeve-anëtare për ndihmë të popullit në Afganistan”, theksoi Fon der Lajeni.

Mediat britanike transmetojnë se zëdhënësi i BE-së bëri të ditur se ndihma do të varet nga respektimi i të drejtave të njeriut dhe të drejtave të grave. Nga kjo do të përcaktohet sa para do të shkojnë drejtpërdrejt në Afganistan apo ndaj vendeve fqinje.