FMN: Rënie e BPV-së në Maqedoni këtë vit prej 5.4 për qind

Must Read

Arriti në 39 numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir

Numri i njerëzve që vdiqën si pasojë e tërmetit në Izmir u rrit në 39.

Tërhiqet Macron, thotë se e kupton tronditjen e muslimanëve për karikaturat e Profetit Muhamed

Presidenti francez Emmanuel Macron ka tentuar sonte të qetësojë gjakrat e ndezura të komunitetit botëror musliman, duke...

​Guti mund ta zëvendësojë Zidanen te Reali

Jose Maria Gutierrez i njohur ndryshe edhe si Guti po shihet nga krerët e Real Madridit si...

Ekonomia e vendit gjatë këtij viti do të shënojë rënie prej 5.4 për qind si rezultat i pasojave të pandemisë Kovid-19, me ç’rast gjatë vitit 2021 do të vijojë rritje e BPV-së prej 5,5 për qind, theksohet në parashikimin e tetorit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Me parashikim e ri rishikohet parashikimi nga nga prilli i këtij viti, kur Fondi parashikoi rënie të BPV-së së Maqedonisë për vitin 2020 për katër për qind.

Sipas FMN-së, tendenca e rritjes së ekonomisë në vend do të vazhdojë në vitet e ardhshme dhe në vitin 2025 do të jetë 3.5 për qind.

Në raportin e fundit, FMN parashikon që norma e inflacionit në vend në vitin 2020 të jetë 0.9 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm të arrijë 1.3 për qind.

Nga ana tjetër, vlerësohet se deficiti buxhetor këtë vit do të arrijë një nivel prej 4.7 për qind të BPV-së, ndërsa vitin e ardhshëm prej 3.8 për qind. Vitin e kaluar, niveli i deficitit buxhetor ishte 2.8 për qind të BPV-së.

Për vendet në rajon, FMN në raportin e tij të fundit parashikon rënien më të madhe të ekonomisë së Malit të Zi me 12 për qind, e ndjekur nga Greqia me një rënie prej 9.5 për qind, Kroacia me nëntë për qind, Shqipëria dhe Kosova me 7.5 për qind, Bosnja e Hercegovina 6.5, Turqia pesë, Rumania 4.8, Bullgaria katër dhe Serbia me një rënie prej 2.5 për qind.

Për vitin e ardhshëm, midis vendeve në rajon, Fondi e parashikon rritjen më të lartë të BPV-së së Shqipërisë me 6.1 për qind, më pas vijon Kosova dhe Kroacia me gjashtë për qind secila, Serbia dhe Mali i Zi 5.5, Sllovenia 5.2, BeH dhe Turqia me nga pesë, Rumania 4.6 dhe Bullgaria dhe Greqia me një rritje prej 4.1 për qind secila.

Për vitin 2025, FMN parashikon që rritje më të lartë ekonomike midis vendeve në rajon të ketë Kosova dhe Serbia me katër për qind, para Maqedonisë së Veriut, BeH-së, Rumanisë dhe Turqisë me 3.5 për qind secila, Shqipëria 3.4, Kroacia dhe Mali i Zi me nga tre, Bullgaria 2.9, Sllovenia 2.3 dhe Greqia rritje prej vetëm një për qind./MIA

Arriti në 39 numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir

Numri i njerëzve që vdiqën si pasojë e tërmetit në Izmir u rrit në 39. Sipas TRT Haber,...

Tërhiqet Macron, thotë se e kupton tronditjen e muslimanëve për karikaturat e Profetit Muhamed

Presidenti francez Emmanuel Macron ka tentuar sonte të qetësojë gjakrat e ndezura të komunitetit botëror musliman, duke thënë se e kupton zemërimin...

​Guti mund ta zëvendësojë Zidanen te Reali

Jose Maria Gutierrez i njohur ndryshe edhe si Guti po shihet nga krerët e Real Madridit si zëvendësues potencial për teknikun në...

Dy persona me origjinë nga Kosova ndërrojnë jetë nga tërmeti në Izmir

Dy persona me origjinë nga Kosova vdiqën si pasojë e lëndimeve të marra pas rrëzimit të një ndërtese si rrjedhojë e tërmetit...

Shqipëria hapi spitalin e tretë për Covid

 Për shkak të numrit të rritur të të infektuarve, veçanërisht atyre të cilëve iu nevojitet mjekim spitalor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes...

More Articles Like This