Publikimi i vazhdueshëm në kohë i statistikave të cilësisë dhe në rrethana specifike të imponuara nga pandemia Kovid-19 është thelbësore për ekonominë, veçanërisht për marrjen e vendimeve të përshtatshme të subjekteve ekonomike dhe dimensionimin e duhur të politikave dhe masave. Pavarësisht krizës me koronën, Banka Popullore vazhdoi të bëjë zhvillim të dukshëm në fushën e statistikave, me angazhime kryesore për zbatimin e standardeve më të larta dhe të fundit ndërkombëtare.
Këto janë disa nga vlerësimet e paraqitura në takimin e ekipeve të Bankës Popullore dhe Ministrisë së Financave me ekipin e Departamentit të Statistikave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), brenda Takimeve Vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore.
Nga Banka Popullore informojnë se në takim u diskutuan për projektet e përbashkëta deri më tani dhe aktivitetet e planifikuara për periudhën e ardhshme.
“Veçanërisht u theksua progresi i realizuar, përfshirë përmes arritjes nga Banka Popullore në standardin më të lartë global statistikor për shpërndarjen e të dhënave – SDDS plus. Më pas, u theksuan përpjekjet e Bankës Popullore, e cila këtë muaj filloi me publikimin e rregullt të të dhënave të reja dhe më të hollësishme për investimet e rezidentëve në letrat e huaja me vlerë, ndërsa deri në fund të vitit është planifikuar publikimi i parë i të dhënave të reja për llogaritë financiare në përputhje me standardet e fundit”, qëndron në kumtesën e Bankës Popullore.
Ata theksojnë se bashkëpunimi midis ekipeve eksperte të FMN-së dhe Bankës Popullore u vlerësua i shkëlqyeshëm, që është baza, siç thonë ata, për disa projekte të përbashkëta në të ardhmen.
