Fluks udhëtimesh në festën e 1 majit

TË FUNDIT

Kina ka regjistruar mbi 344 milionë udhëtime ndërrajonale pasagjerësh të premten, në ditën e parë të pushimeve të 1 Majit të këtij viti, 3.4 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Ministrisë së Transportit.

Udhëtimet rrugore kanë arritur në 315.24 milionë, me një rritje 3.2 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ndërkohë, hekurudhat kanë përballuar 24.8 milionë udhëtime pasagjerësh dhe në rrugët ujore 1.73 milionë udhëtime, përkatësisht 7.3 për qind dhe 4.9 për qind më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të vjetshme.

Sipas Administratës Kombëtare të Imigracionit, fluksi ditor i hyrje-daljeve ndërkufitare ka arritur në 2.25 milionë, me kulmin që mund t’i kalojë 2.4 milionë në një ditë të vetme, ndërsa pushimet e 1 Majit konsiderohen ndër periudhat më të ngarkuara të udhëtimeve gjatë vitit.