Florian Marku flet për emrin e fëmijës që pritet të vijë në jetë

TË FUNDIT

Boksieri shqiptar, Florian Marku pritet të bëhet baba së shpejti. Ai për ndjekësit e tij ka zbuluar shkronjën e parë të emrit të bebushit që pritet të vijë në jetë së shpejti.

“Unë, ti dhe M”, ka shkruar Marku në mbishkrimin e fotos, ku është ai së bashku me bashkëshorten e tij.

Kujtojmë se, Marku triumfoi në përballjen e tij me ukrainasin, Maxim Prodan në “Tottenham Hotspur Stadium”.

Kjo përballje ishte në kuadër të kategorisë “Welterweight”./21Media