Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija është duke shkëlqyer me dy gola në ndeshjen Paderborn-Werder Bremen, në kuadër të javës së 20-të në Bundesliga 2.
Muslija shënoi fillimisht në minutën 15-të, nga penallita, teksa më pas shënoi një gol fantastik në minutën e 38-të, njofton Klankosova.tv.
Ndërkohë ka përfunduar pjesa e parë mes Paderborn dhe Werder Bremen me rezultat 2-1.
