Aventurë e re në elitën e futbollit izraelit për mesfushorin e përfaqësueses së Kosovës Florent Hasani. 23-vjeçari është transferuar zyrtarisht te Hapoel Kfar Saba. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i njohur, që zbulon gjithashtu se anësori ka firmosur për 1 vit e gjysmë me klubin e ri. Hasani te Hapoel Kfar Saba shkon me parametra zero, pasi mbylli aventurën me hungarezët e Diósgyőr pas tre vitesh, kur kishte mbërritur nga Trepça 89 për 50 mijë euro.
Hasani ishte titullar stabël te Diósgyőr. Në këtë sezon 23-vjeçari zbriti 15 herë në fushë dhe nuk mundi të shënojë asnjë gol. Në aventurën e tij hungareze ai shënoi 10 gola. Hasani konsiderohet një futbollist me perspektivë të madhe, teksa numëron 8 ndeshje me Kosovën dhe 1 gol të realizuar./SuperSport