Fletë obligacioni qytetar emetohet në qershor! Sa është mundësia të keqpërdoret për larje parash?

TË FUNDIT

Ministria e Financave planifikon të mbledhë pesëdhjetë milionë euro të hyra shtesë në buxhet nga fletë obligacioni i qytetarëve, që do të emetohet në qershor. Por sa ky fletë obligacion mund të keqpërdoret për larje të parave.

“Sa i përket mekanizmave për parandalimin e larjes së parave ato gjithsesi janë në funksion edhe tani dhe mbesin të pandryshuara. Është e mundshme që edhe tani nëse dikush nga qytetarët ka kursyer në fletë obligacion të investojë. Në fuqi janë sikurse edhe deri tani të gjitha mekanizmat për kontroll të prejardhjes së parave dhe parandalimit të larjes së parave”, tha Anita Angellovska-Bezheska, guvernatore.

Nga ana tjetër pas paralajmërimit të Ministrit të Financave, Fatmir Besimit kishte reagime se me këtë shteti u bën konkurrencë bankave. Angellovska-Bezhoska vlerëson se vlera e fletë obligacionit qytetar është shumë e ulët në krahasim me potencialin bankar.

“Sipas paralajmërimeve bëhet fjalë për fletë obligacion në vlerë prej 50 milionë eurove gjithsesi kjo është shumë e vogël në raport me potencialin depozitues të sistemit bankar i cili është diku 8 miliardë euro, ndërsa i qytetarëve diku 5 miliardë euro nuk besoj se kjo do të mund të kishte efekte më domethënëse për sistemin bankar”, pohoi Anita Angellovska-Bezheska, guvernatore.

Sipas asaj që Ministria e Financave ka paralajmëruar me këtë fletë obligacion në parim nuk do të financohen  shpenzime plotësuese të reja, sepse i njëjti veç më është i inkorporuar në buxhet ndërsa ofron mundësi alternative për qytetarët për investime. Mjetet që do të sigurohen nga ky mjet i ri parashihen të shfrytëzohen për projekte kapitale.