Flakë e tym! Digjet tregu i rrobave të përdorura në Tiranë

TË FUNDIT

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të enjteje, 8 janar, tregun e rrobave të përdorura, në zonën e 5 Majit në Tiranë. Flakët u raportuan rreth orës 19:00 dhe, siç shihet në pamje, ato janë masive.

Për këtë arsye, me dhjetëra forca zjarrfikëse zbarkuan në vendin e ngjarjes, me qëllim vënien nën kontroll të flakëve.