Roli i të akuzuarve në rastin “Organizatorët e 27 prillit”, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, ka qenë që të organizojnë protestat “Për Maqedoninë përbashkët”, ndërsa roli i të akuzuarit Vlladimir Atanasovski ka qenë që të japë mbështetje me akte të dhunës dhe të pengojë zgjedhjen e kryeparlamentarit, tha prokurorja Villma Ruskoska në fjalët përfundimtare për këtë rast. Siç thotë ajo, ish kryetari i Kuvendit, Trajko Velanoski , i cili gjithashtu është i akuzuar, ka pasur për detyrë që për çfarëdo çmimi të pengojë zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit më 27 prill të vitit 2017.
“Të akuzuarit, Nikolla Gruevski, i cili tani është i pa qasshëm për organet e përndjekjes, Trajko Velanoski, Mile Janakieski, Spiro Ristovski, Vlladimir Atanasovski dhe Nikolla Boshkovski, tani i pa qasshëm për organet e përndjekjes, kanë përgatitur plan me qëllim që ta cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë në Republikën e Maqedonisë, me akte të dhunës të pamundësojnë pranim-dorëzimin e pushtetit shumicës së formuar parlamentare, kanë organizuar protesta të cilat i kanë ndihmuar në mënyrë materiale, vazhdimisht kanë ulur numrin e nëpunësve policorë për sigurimin e protestave dhe Kuvendit, ku i kanë përfshirë edhe shoqatat partiake, kanë ndërmarrë masa për të hequr pengesat që të mundësohet hyrje e papenguar e turmës në Kuvend, kanë angazhuar persona për të kryer dhunë”, theksoi Villma Ruskoska – prokurore.
Dëshmia e dëshmitarit Stefan Milladenovski, ku ai tha se Ninxha në kafenenë “Aristokrat” i ka informuar se nëse zgjidhet Qeveria, populli do të hyjë në Kuvend, sipas prokurores Ruskoska, e konfirmon edhe i akuzuari Atanasovski, ish drejtor i DSK, i cili në mbrojtjen e ti thotë se i ka brifuar ministrit Agim Nuhiu se mund të ketë hyrje të dhunshme në Kuvend. Mbrojtja në një moment ndërpreu fjalët përfundimtare të Ruskoskës. Kërkuan që të ndërpritet për shkak se janë bërë ndryshime.
“Ju lutem, kolegu Nakov nuk ua dha fjalën”.
“E di që nuk ma dha fjalën”.
“D.m.th. kur nuk ua jap fjalën nuk duhet të flisni… Urdhëroni vazhdoni”.
“A ma dhatë mua fjalën…”
“Notojeni që nuk ma keni dhënë fjalën dhe kërkoj të prononcohem…”
“Kolegu Nakov debati incizohet dhe gjithçka që flet gjykatësi hynë në procesverbal”.
“Faleminderit”.
Procesi gjyqësor për “Organizatorët e 27 prillit” është në fazë të fjalëve përfundimtare. Gjatë këtij procesi gjyqësor në Gjykatën penale në rolin e dëshmitarëve u morën në pyetje qindra persona me profile të ndryshme.
