Prokurori Darko Jakimovski kërkoi dënimin më të ashpër për të akuzuarit në rastin e Llaskarcës, pronarin e Durmo Turs-it, Durmish Beluli, personin përgjegjës për transport Remzi Miftari dhe vozitësin e autobusit Manoill Trifunovski, ndërsa si bashkëpunëtorë edhe për të punësuarit në stacionin për kontroll teknik Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski. Jakimovski në fjalët e tija përfundimtare tha se për aksidentin fatal në afërsi të Llaskarcës ku jetën e humbën 16 persona fajtorë janë të gjithë të akuzuarit që kanë bërë shumë lëshime. Përveç aktvendimit kërkoi që të shqiptohet edhe ndalesë që në të ardhmen të merren me këtë veprimtari.
“Nuk ka dilema të tilla se në bazë të forcës së provave të prezantuara gjatë debatit, të gjithë të akuzuarit munden dhe duhet të japin përgjegjësi për atë që ka ndodhur jo vetëm në bazë të objektit të fajit, eventualisht me paramendim. Paramendoni dhe shikojeni sjelljen e secilit të akuzuar, posaçërisht ndaj pasojave. Te të gjithë ata pa përjashtim ka ekzistuar pakujdes në shkaktimin e pasojave. Ky është elementi themelorë instiktiv për ndarjen e përgjegjësisë kompetente nga paramendimi eventual”, pohoi Darko Jakimovski, prokurorë.
Familjarët e viktimave kërkuan dënime më të ashpra për të akuzuarit. Asgjë nuk mund ta kompensojë humbjen e të afërmve tona, tha Bllagojçe Tërpevski, prind i Jovica Tërpevski i cili jetën e humbi në atë aksident.
“Të dënohen me dënime më të ashpra të akuzuarit me qëllim që në të ardhmen të mos përsëritet një tragjedi e këtillë. Ne nuk do t’i kthejmë fëmijët tanë, jemi të vetëdijshëm për këtë edhe pse jeta jonë tashmë 5 vjet është ferr”, theksoi Bllagojçe Tërpevski, prind i viktimës Jovica Tërpevski.
Sipas Delo Kadiev, avokat i të akuzuarit të parë, Durmish Beluli, tha se aktakuza është tepër rigoroze dhe joadekuate që të kërkohen dënime për të akuzuarit.
“Aktakuza që në fillim ishte e pamundshme që të dëshmohet, për shkak se është e logjikshme që nëse vozitësi është fajtor dhe aksidenti ndodhi si rezultat i pakujdesit të tij, askush tjetër nuk duhet të jetë fajtor ose, nëse aksidenti është rezultat i parregullsive të autobusit, atëherë të paktën vozitësi nuk duhej të akuzohej”, pohoi Delo Kadiev, avokat.
Aksidenti ndodhi më 13 shkurt të viti 2019 rreth orës 17 afër fshatit Llaskarcë ku jetën e humbën 16 persona ndërsa 30 persona të tjerë mbeten me lëndime trupore.
