Gjykimi për dhunën para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013 hyn në fazën përfundimtare me prezantimin e fjalëve përmbyllëse nga prokuroria dhe mbrojtja.
Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore Penale në Shkup fjalën e parë duhet ta japë Prokuroria.
Rastin e udhëheq gjykatësi Dushko Josifovski, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Gavril Bubevski dhe Fatime Fetai.
Në “Dhunën në Komunën Qendër” akuzohen shumë persona, mes të cilëve ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, si dhe ish-këshilltarja nga VMRO-DPMNE-ja Daniella Rangelovska dhe tetë persona të tjerë.
Seanca e parë për këtë lëndë u mbajt më 12 dhjetor të vitit 2016./MIA