FIZHT ka shpallur thirrje publike për grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik

TË FUNDIT

Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik ka shpallur konkurs për paraqitjen e propozim-projekteve për financim në kuadër të Instrumentit mbështetës – Grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike.

“Në bazë të nenit 25 të Ligjit për veprimtari inovative (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 79/13, 137/13, 41/14, 44/15, 6/16, 53/16, 190/16 dhe 64/ 18) dhe nenit 9 të Rregullores për instrumentin mbështetës – Grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike nr. 01-2410/5 të datës 30.12.2020, Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik më datë 27.03.2023 shpall Konkurs publik për paraqitjen e propozim-projekteve për financim në kuadër të Instrumentit mbështetës – Grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike”, thuhet në njoftimin e FIZHT.