“Fitore me 100 kilometra në orë”, thotë trajneri i kombëtares së Shqipërisë

TË FUNDIT

Trajneri i Kombëtares shqiptare, braziliani Silvinjo nuk e ka fshehur gëzimi për fitoren 2-0 të arritur përballë Moldavisë. Ndeshja e dytë, suksesi i parë si trajner i kuqezinjve. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes Silvinjo u shpreh: “Të gjithë lojtarët dhanë maksimumin, mendoj se kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. U kisha kërkuar lojtarëve, që të futeshin në fushë dhe të luanin me 100 kilometra në orë, e bënë”.

“Bënë gjithçka që u kisha kërkuar, dhanë maksimumin në fushën e lojës duke bërë një ndeshje mjaft të mirë. E dinim që do të ishte shumë e vështirë, Moldavia luante me forca të shumta në mbrojtje. Ishte shumë e vështirë për të krijuar hapësira, por me durim ia dolëm”.

“Tani duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër, është shumë shpejt. Do të analizojmë gjendjen e të gjithë lojtarëve  për të krijuar një ide të qartë për ndeshjen me Ishujt Faroe. Në fillim Strakosha, tani Berisha? Është situatë e vështirë sepse nuk luajnë me klubet e tyre, ishin në kushte të barabarta kur erdhën, por Berisha më bindi më shumë”.