Florian Marku ka mposhtur francezin Jorick Luisetto në “The sse Arena, Wembley”.
Me një rezultat mjaftë të ngushtë, 78-76 Marku arriti të mbrojë titullin kampion të kategorisë IBF të cilën e siguroi në ndeshjen e tij të fundit, transmeton TV21.
“Mbreti” shqiptar premtoi se nëse fiton sonte, ndeshja e radhës do të jetë në Tiranë.
Kjo ishte ndeshja e 11-të e Florian Markut me 10 fitore dhe 1 barazim, ndërkaq ndeshja e tij e 3 këtë vit të cilën po ashtu e përmbylli me fitore.
