Fitoi 320 mijë dollarë për minutë, Beyonce rikthehet në skenë pas 4 vjetësh

TË FUNDIT

Beyonce e ka mbajtur koncertin e parë live që nga viti 2018, përpara një audience të përzgjedhur me rastin e hapjes së një resorti të ri luksoz në Dubai.

Edhe pse performanca zgjati vetëm një orë e 15 minuta, ajo fitoi 24 milionë dollarë që do të thotë se fitonte 320 mijë dollarë në minutë.

Performanca luksoze kishte gjithashtu një listë të të ftuarve të klasit të lartë, të cilët gjithashtu kishin veshur fustanet e tyre më të mira në premierën e hotelit ekskluziv “Atlantis The Royal”.

Beyonce filloi me interpretimin e një coveri të hitit “At Last” të Etta Jamesit, përpara se t’i kthehej hiteve të saja më të njohura si, “Halo” dhe “Crazy in Love”. Në një moment të veçantë për publikun, këngëtarja u shoqërua në skenë nga vajza e saj, Blue Ivy.

Ylli amerikan i muzikës e përmbylli koncertin në mënyrë spektakolare me këngën, “Drunk in Love”. Më pas publiku e shijoi një spektakël të fishekzjarrëve.

Organizatorët kanë bërë të ditur se ndër personat e famshëm që ishin të pranishëm në koncert ishin, Kendall Jenner, Chloe x Halle, Liam Payne dhe Rebel Wilson./21Media