Fitimet e ndërmarrjeve të mëdha industriale rriten me 15.5%

TË FUNDIT

Byroja Kombëtare e Statistikave e Kinës bëri të ditur se në periudhën janar – mars, vëllimi total i përfitimeve të ndërmarrjeve industriale me përmasa të mëdha arriti në 1696.04 miliardë juanë, 15.5% më shumë se një vit më parë.

Ndër këto ndërmarrje industriale, ndërmarrjet kombëtare shënuan fitime prej 619.61 miliardë juanësh, 10.1% më shumë se periudha janar – mars 2025, ndërmarrje aksionare shënuan fitime prej 1305.46 miliardë juanësh, 20.9% më shumë, ndërmarrjet me investime të huaja dhe nga rajonet Hong Kong, Makao dhe Tajvan arritën fitime totale prej 383.73 miliardë juanësh, 1.2% më shumë se një vit më parë, ndërsa ndërmarrjet private në këtë periudhë patën fitime totale prej 430.53 miliardë juanësh, 25.4% më shumë se në 2025.

Krahas këtyre, sektori mineral shënoi fitime prej 256.33 miliardë juanësh, me rritje 16.2%, sektori i prodhimit shënoi fitime prej 1238.43 miliardë juanësh, rritje prej 19.1%, ndërsa sektori i energjisë elektrike, termoenergjisë, gazit natyror dhe ujit shënuan 201.28 miliardë juanë, me rënie prej 3.2%.

Në periudhën janar – mars, të ardhurat e ndërmarrjeve industriale me mbipërmasa arritën në 33.19 trilionë juanë, 5.0% më shumë se në 2025. Ndërkohë, këto ndërmarrje në mars shënuan rritje prej 15.8% në fitimet e tyre.