Akademiku Taki Fiti para takimit të Këshillit Ekonomik në Qeveri tha se ai do ta prezantojë programin dhe planin për zhvillimin e sistemit energjetik në Maqedoni. Fiti tha se ka rrezik me përmasa botërore nga stagflacioni.
“Ne jemi në gjendje të vështirë, në situatë kur nuk kemi prodhim të mjaftueshëm vendor të energjisë, varemi nga eksporti dhe ju e dini këtë. Me vite të tëra këtu nuk është investuar asgjë dhe tani duhet ta zgjidhim problemin, ndërsa situata gjithnjë e më shumë po përkeqësohet, kemi hapësirë të kufizuar fiskale, rrezik me përmasa botërore nga stagflacioni, ky është varianti më i keq i krizës ekonomike”, theksoi Taki Fiti, akademik.
