Me fishkëllima dhe transparent në foltoren e Kuvendit, opozita reagoi në propozimin që Dobrilla Kacarska të emërohet gjykatëse kushtetuese. “Kacarska përmbarues i mafisë” dhe “Kacarska do të thotë padrejtësi”, shkruante në transparentin e madh me çka deputetët e opozitës protestuan në lidhje me këtë propozim.
Bilbil kërkoi edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi.
“Pse më diskriminoni, më jepni bilbil edhe unë mundem . . .Faleminderit . . .”, u shpreh kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Deputetët e opozitës prezantuan shumë akuza dhe arsye se pse nuk pajtohen me zgjedhjen e Kacarskës si gjykatëse kushtetuese.
“Dobrilla Kacarska është gjykatëse të cilës pikërisht Gjykata kushtetuese ia anuloi vendimin dhe gjykatëse e cila nuk e di dhe nuk e respekton Kushtetutën. Gjykatëse e tillë në asnjë vend nuk duhet dhe nuk guxon të bëhet gjykatëse në Gjykatës kushtetuese”, deklaroi Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE.
“Mori vend jo të hijshëm në një prej mediave më të mëdha në pjesën e lirisë globale të të shprehurit që është faqja zyrtare në Universitetin Kolumbia. Porosia është – mos e bënë atë që zonja Kacarska i ka bërë në Maqedoni”, theksoi Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE.
Snezhana Kallevska Vançeva nga LSDM-ja u tentua që ta mbrojë propozimin që Kacarska të zgjidhet gjykatëse kushtetuese.
“Punën e saj e vlerëson vetëm Këshilli gjyqësor në të cilën asnjë gjykatës nuk ka thënë se nuk është e denjë për ta kryer funksionin. Për fat të keq, në kohën tuaj u zgjidhnin gjykatës në Gjykatën Kushtetuese që nuk kanë asnjë ditë në gjyqësor”, u shpreh Snezhana Kallevska Vançeva nga LSDM.
Kacarska është gjykatëse në Gjykatën Penale që nga viti 1986 ndërsa ndër lëndët më të mëdha që i ka udhëhequr janë ngjarjet e 27 prillit, rasti Tanku ku u dënuan me burg Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska dhe Gjoko Popovski.
