Pjesëmarrës në Samit edhe ish-kancelari i Gjermanisë, Jashoka Fisher, i cili tha se Ballkani Perëndimor i përket Evropës, ose përndryshe Bashkimi Evropian mund të paguajë çmim të lartë afatgjatë nëse nuk vepron siç duhet duke i plotësuar premtimet. Sipas Fisherit, për momentin Bashkimi Evropian është në situatë të komplikuar, kanë disa kundërshti brenda vetes dhe kjo e bllokon procesin e zgjerimit jo vetëm në Ballkanin Perëndimor por gjithkund .
“Evropa, gjeopolitikisht është në një situatë, ku pyetja se çfarë do t’i ndodh Evropës në kushte të këtyre rivaliteteve ose mbase konflikteve globale mes dy superfuqive të shekullit, SHBA-ve dhe Kinës. Cili është roli ynë?! Dhe përgjigja e parë që të vjen është në nivel teorik është autonomia strategjike! Pra kjo është një mundësi për Ballkanin Perëndimor, sepse çfarë nënkupton ajo autonomi strategjike, unë vetëm mund t’u rekomandoj liderëve të vendeve të këtij rajoni, që ta adresojnë këtë çështje, jo vetëm në Bruksel por edhe në Paris e Berlin, se çfarë nënkupton kjo?! Kjo do me thënë që të krijohet një rend afatgjatë stabiliteti dhe i paqes dhe përparimit në Ballkanin Perëndimor, apo është vetëm një fantazi teorike?!”, tha Fisher./TV21
