I gjithë filmi është i xhiruar në stilin semi dokumentaresk dhe skenat ngjasojnë me jetën reale, interpretimi është shumë spontan edhepse përplot me emocione. Xhirimi i filmit është bërë në Prishtinë.
Filmi më i ri i regjisores kosovare More Raça, “Where is Don”, është përzgjedhur tanimë në CineWomen, bienalja e regjisoreve femra në Kanada(transmeton Kultplus)
“Where is Don”, flet në retrospektivë për kërcënimin ndaj gazetarëve, ndërsa tregon plot 24 orë të jetës së një gazetareje. Flutra Zymi është protagonistja kryesore e filmit.
I gjithë filmi është i xhiruar në stilin semi dokumentaresk dhe skenat ngjasojnë me jetën reale, interpretimi është shumë spontan edhepse përplot me emocione. Xhirimi i filmi është bërë në Prishtinë.
CineWomen vazhdon të jetë një prej organizimeve kryesore për femrat regjisore. CineWomen për qëllim kryesor ka mbështetjen e regjisoreve dhe ideve të cilat janë poetike dhe ngriten drejt kauzave të fuqishme të fuqizimit të pozitës së gruas dhe femrës në shoqëritë e ndryshme nëpër botë.
Raça paraprakisht ka realizuar filmin “Amel”, i cili pati sukses ndërkombëtar dhe morri pjesë në disa festivale nëpër Evropë.
