Filluan procedurat disiplinore kundër pesë prokurorëve publik

TË FUNDIT

Këtë vit vendosëm  procedura displinore kundër  pesë prokurorëve publik të cilët kanë bërë shkelje  gjatë punës, tha  prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski  në  takimin e sotëm onlajn me gazetarët.

Me ç’rast ai potencoi se një prokuror i PTHP-së Shkup , te i cili  është konfirmuar  puna joprofesionale,   ka dhënë dorëheqje  të cilën e ka konstatuar Këshilli  i prokurorëve  publik.

Joveski tha se është sjellur Rregullore për ndjekje të cilësisë së punës të prokurorëve publik dhe vlerësimit të tyre, me çka do të përmirësohet cilësia e punës. “Do të vlerësohet  puna e çdo  prokurori veçanërisht,  në mënyrë kuantitative dhe  kualitative”, tha Joveski.

Në brifing Joveski potencoi  se  viti 2020 është  vit i rëndë për të gjithë,  i mbushur edhe me shumë sfida  për prokurorët publik.

Edhe në kushte të pandemisë, siç shtoi,  me organizim  më ndryshe  të punës,  Prokuroria siguroi  zhvillim të pandërperë të hetimeve dhe procedurave sipas lëndëve tjera, duke i respektuar tërësisht protokollet  shëndetësore.

“Në këtë vit prokuroritë vepruan kundër mbi 25.000  autorëve të veprave të mëdha  penale.  Vetëm gjatë  gjendjes së jashtëzakonshme ishin  inicuar dhe përfunduar procedurat kundër 3.500 personave për mosveprim sipas  dispozitave shëndetësore”, theksoi Joveski.

Në këtë rast Jovevski përkujtoi se me vite Prokuroria Publike ka mungesë të  resurseve materiale dhe njerëzore, me çka shumë u është vështirësuar puna.