Në emër të afro 50 poetëve të pranishëm nga 30 vende të botës, dhe në emër të poezisë, mesazhin poetik e përcolli poeti sirian që jeton në Francë Adonis – Ali Ahmad Said Esber, që është edhe fitues i Kurorës së Artë të MSP i vitit 1997,raporton KultPlus.
Me ndezjen e flakadanit dhe vargjet e poezisë së Konstantin Milladinovit, “Malli për Jugun” dhe fjalën përshëndetëse të ministres së kulturës Elizabeta Kançeska Milevska, e cila e shpalli të hapur festivalin e 54 të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, ku i pranishëm ishte edhe sekretari Shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi.
Në emër të afro 50 poetëve të pranishëm nga 30 vende të botës, dhe në emër të poezisë, mesazhin poetik e përcolli poeti sirian që jeton në Francë Adonis – Ali Ahmad Said Esber, që është edhe fitues i Kurorës së Artë të MSP i vitit 1997.
Më pas, në manifestimin poetik “Meridijanet”, pos Adonisit që përcolli mesazhin poetik, u paraqitën laureati i sivjetëm, poeti kinez Bei Dao dhe pas tij, u paraqit poetesha Paula Bozalongo nga Spanja, fituese e çmimit “Urat”; Vera Çejkovska, fituese e çmimit “Vllezërit Milladinovci” dhe pas sajë me poezitë e tyre u paraqitën: Visar Zhiti-Shqipëri, Philip Hammial-Australi, Jesus Supelveda-Kili (Çile), Linda Maria Baros-Francë, Michael Augustin-Gjermani, Sigal Ben-Yair-Izrael, Ali Calderon-Meksiko, Mijail Lamas-Meksiko, Monica Aasprong-Norvegji, Ghassan Zaqtan-Palestinë, Raquel Lanseros-Spanjë, Lina Ekhdal-Suedi, Jusef Komunyakas-SHBA, Victor Rodriguez Nunez-Kuba, Metin Celal-Turqi, Sande Stojçevski-Maqedoni.
Edhe sivjet,festivali i Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, drejtohet nga drejtori aristik dhe regjisor i festivalit, regjisori Xheladin Poshka, ndërsa përgjegjës për skenografinë është skenografi shqiptar Besart Kolonja-skenograf i diplomuar
.
