Filluan Lojërat Olimpike “Paris 2024”

TË FUNDIT

85 barka do të parakalojnë përgjatë lumit Sena, të mbushur me sportistë, shkruan “BBC”.

Greqia parakaloi e para, ndërsa ylli i ligës NBA, Giannis Antetokounmpo, ishte mbajtësi i flamurit të Greqisë.

Pas tyre parakaloi Ekipi Olimpik i Refugjatëve, ndërsa Cindy Ngamba e mbajti flamurin.

Boksierja jeton në Bolton dhe ushtron me ekipin e Britanisë së Madhe, por nuk ka mundur t’i përfaqësojë britanikët pasi nuk ka nënshtetësi.

Ka parakaluar edhe ekipi olimpik i Shqipërisë, me tetë sportistët, Luiza Gega, Franko Burraj, Islam Dudaev, Chermen Valiev, Zelimkhan Abakarov, Kaltra Meça, Grisi Koxhaku dhe Manjola Konini.