Fillon vaksinimi në Kërçovë dhe qytetet tjera të vendit

TË FUNDIT

Sot, ka filluar vaksinimi edhe në Kërçovë dhe qytetet tjera të vendit.

Në Kërçovë, vaksinimi është duke u zhvilluar sipas planit të paraparë, pa ndonjë pengesë.

Autoritetet shëndetësore lokale për TV21 thonë se ka interesim të kënaqshëm për vaksinim.

Ndërkohë, nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar, se vaksinimi sot pritet të fillojë:
“Në Tetovë, në Strugë, në Negotinë, në Kriva Pallankë, në Vevçan, në Vallandovë, në Rostushe, në Gostivar, në Gjevgjeli, në Dellçevë, në Sveti Nikollë, në Resnjë, në Demir Hisar, në Krushevë, në Makedonska Kamenicë, në Kratovë, në Kërçovë, në Koçan, në Radovish, në Vinicë, në Probishtip, në Dibër, në Pehçevë dhe në Makedonski Brod”.

Ndërkohë, për momentin në tërë territorin e vendit është duke u realizuar imunizimi ndaj Covid-19 për qytetarët mbi 70-vjeç me vaksinën AstraZeneca./TV21