Fillon takimi ndërmjet Mustafës dhe Mogherinit(Video)

TË FUNDIT

Para pak minutash ka filluar edhe takimi i paralajmëruar ndërmjet shefes për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Ky takim po mbahet para se të nisë ai në nivel kryeministrash mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, ku pritet që të finalizohet zbatimi i marrëveshjeve për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, për Energjinë, për Lirinë e lëvizjes si dhe ajo për Telekomunikacionin.

Zyrtarja e lartë e BE-së, Mogherini, sipas një praktike tashmë të instaluar, takohet edhe me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para se këta të takohen të gjithë së bashku.

Një paralajmërim të tillë e ka bërë edhe zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq. Ajo, ka postuar në rrjetin social Twitter, një fotografi dhe një mbishkrim që shpjegon ndërmjetësimin e Brukselit në lehtësimin e këtij dialogu.