Bisedimet midis delegacioneve ruse dhe ukrainase kanë filluar në një vend të pazbuluar në kufirin e Ukrainës, transmeton CNN, përcjell TV21.
Një incizim i shkurtër tregoi delegacionin ukrainas duke hyrë në një sallë konferencash ku ishte ulur delegacioni rus. Të dy palët shtrënguan duart përpara se të uleshin për të filluar bisedimet e tyre.
Ky është raundi i dytë i bisedimeve.
Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak shkroi në Twitter:
“Filluam të bisedojmë me përfaqësuesit rus.
Çështjet kryesore në axhendë:
1. Armëpushimi i menjëhershëm
2. Armëpushimi
3. Korridoret humanitare për evakuimin e civilëve nga fshatrat/qytetet e shkatërruara apo të granatuara vazhdimisht”./TV21
