Fillon sot "Bridge Film Fest"

TË FUNDIT

37 filma janë përzgjedhur që të shfaqen në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Bridge Film Fest” në Mitrovicë.

Ky qytet nga sot do të jetë nikoqir i shumë regjisorëve, producentëve dhe realizueseve të filmit.

Festivali do të mbahet nga data 16 deri më 22 shtator, dhe deri tashmë juria ka bërë përzgjedhjen e filmave që do të shfaqen për publikun në Mitrovicën Jugore dhe atë Veriore.

Përzgjedhja është bërë nga një staf profesional duke i shikuar gjithsejtë 2654 filma artistik dhe 264 filma dokumentar për mjedisin.

Sipas një komunikate të organizatorëve të këtij festivali, janë përzgjedhur të shfaqen 6 filma artistik të metrazhit të gjatë, 26 filma artistik të metrazhit të shkurtër dhe 5 filma dokumentar për mjedisin.

“Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Bridge Film Fest” do e nderoj Marko Caka dhe njëherit do e hap këtë Festival. Paraprakisht, do të mbahet një konferencë për media me Caken, në ambient të hapur afër Urës Kryesore mbi lumin “Ibër” me datë 16 Shtato r nga ora 17:00. Njëkohësisht ju njoftojmë që Festivalin do ta nderoj me prezencën e tij edhe Ambasadori i Ambasadës Norvegjeze, Jan Braathu i cili do të mbaj një fjalim para audiencës. Kurse Festivali do të hapet me filmin “Battalion”, film i prodhuar nga kompania e madhe e filmit “Columbia Picture”, nga regjisori i njohur rus Dmitry Meskhiev”, thuhet në komunikatë.

Sipas organizatorëve, për herë të parë në Mitrovicë do të shfaqen filma në mesin e urës kryesore mbi lumin “Ibër” më datë 19 Shtator nga ora 19:30.