Fillon rikonstriumi i Aeroportit të Ohrit! Parashikohet të përfundojë deri në qershor

TË FUNDIT

Rreth 2.000 vizitorë në ditë në bregun e Ohrit jashtë sezonit, të cilët do të sjellin mbi 85 milion euro të ardhura, paralajmëroi kryeministri Hristijan Mickoski gjatë ceremonisë së fillimit të rikonstruimi të aeroportit “Shën Apostol Pavle” në Ohër.


Ai tha se po negociojnë me një numër të madh operatorësh turistikë që të sjellin turistë të organizuar në bregun e Ohrit, dhe me një prej tyre marrëveshja është gati për t’u nënshkruar.

“Analizat bazuar në bashkëpunimin me këtë operator tregojnë se vizitorët që ata sjellin shpenzojnë mesatarisht rreth 170 euro në ditë, duke përfshirë akomodimin dhe shpenzimet e tjera. Kjo do të thotë se vetëm në turizëm dhe gastronomi në bregun e Ohrit jashtë sezonit do të kemi rreth 85 milion euro, një vlerë shtesë për ekonominë e këtij rajoni”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.

Për kryeministrin, rikonstruimi i aeroportit të Ohrit është një moment historik. Ai parashikon rritje dyshifrore të numrit të pasagjerëve këtë vit në të dy aeroportet. Zëvendëskryeministri dhe ministër për Transport, Aleksandar Nikoloski, shprehu shpresën se hapja e pjesës së rikonstruktuar të aeroportit të Ohrit do të bëhet në korrik.

“Kjo ndodh për herë të parë në këtë shkallë dhe në këtë mënyrë që nga ndërtimi i aeroportit. Pas marrjes së koncesionit me TAV, pista e aeroportit u zgjerua dhe modernizua, ndërsa tani për herë të parë kemi zgjerim të konsiderueshëm, përmirësim dhe rikonstruksion që do të sjellë 4.500 metra katror hapësirë funksionale, një rritje prej rreth 2.500 metrash katror krahasuar me hapësirën ekzistuese”, u shpreh Aleksandar Nikolloski – ministër i Transportit.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të TAV Maqedonia, Nexhat Kurt, gjatë punimeve të ndërtimit funksionimi i aeroportit do të vazhdojë pa ndërprerje.

“Ohri është zemra e turizmit të Maqedonisë, një vend me histori, bukuri dhe mikpritje të jashtëzakonshme. Besoj me të gjithë zemrën se mund të shkëlqejë edhe më shumë në skenën ndërkombëtare, duke mirëpritur më shumë vizitorë që të përjetojnë magjinë e tij”, potencoi Nexhat Kurt – Drejtor i Përgjithshëm i TAV Maqedonisë.

TAV po investon 2,7 milion euro në rikonstruimin e aeroportit të Ohrit. Punimet, të cilat, siç u njoftua, do t’i japin aeroportit një pamje krejtësisht të re.