U mblodhën kryetarë e ministra për të treguar se ka filluar pastrimi deponisë së egër që gjendet në mes të Shutkës dhe Vizbegut.
Përveç mbeturinave që hidhen, këtu shpesh herë i vihet flaka deponisë.
Pak metra më larg deri sa po mbahej pres konferenca, dikush i vu flakën mbeturinave.
“Kjo deponi këtu është më e vjetër se 30 vjet, por për fat të keq askujt nuk i është kujtuar që këtu ka deponi vetëm 5 km vijë ajrore nga qendra e qytetit shpesh herë i është vënë edhe zjarri gjatë verës dhe ka ndotur ajrin në qytetin tonë.Raste të këtilla nuk do të lejojmë në të ardhmen”, deklaroi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.
Ministri i Ambientit Jetësor Naser Nuredini tha se për pastrimin e deponisë kanë kërkuar mjete dhe se shpreson se do të jetë hera e fundit që shikojmë Vizbegun me një deponi të këtillë.
“Me rebalancin e buxhetit ministria ka kërkuar mjete për të menaxhuar dhe pastruar deponinë në Vizbeg në vlerë prej 20 milion denarëve që të ndihmojë për këtë lokacion.Shpresoj që kjo të jetë hera e fundit që e shikojmë Vizbegun me një fotografi të këtillë”, Naser Nuredini, ministër i Ambientit Jetësorë.
Deponia e egër në Vizbeg është një problem për mjedisin jetësor me dekada veçanërisht për bizneset dhe banorët që qëndrojnë afër deponisë.
Rreth 50,000 metër kub mbetje të ndërtimeve dhe mbeturina komunale do të pastrohen nga kjo deponi, e cila mbulon një sipërfaqe prej 10 hektarësh apo rreth 10 fusha futbolli.
