Sot ose më së voni nesër, Ministria e Financave do të nisë dërgimin e letrave deri te 15 banka komerciale europiane dhe botërore si dhe deri te institucionet financiare për të parë nëse do ta financojnë hekurudhën e shpejt në vlerë prej një miliardë e 910 milion euro. Thirrja do të zgjasë deri në fund të muajit. Sipas ministres së financave, përveç vendimit që ministria e saj të dërgojë letrat brenda pesë ditëve të punës, në seancë qeveritare është prezantuar edhe dokument që përmban arsye të detajuara pse bankat duhet ta mbështesin këtë projekt.
Përndryshe në dokumentin ku kërkohen ata para nga bankat, argument kryesor është se kjo hekurudhë e shpejtë ka rëndësi strategjike jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për BE, si nga aspekti i transportit ashtu edhe ai ekologjik. Theksohet se një kilometër do të kushtojë rreth 8.8 milionë euro apo nëse llogaritet ndërtimi i 200 kilometrave hekurudhë me dy korsi, kjo do të kushtonte 1.76 miliardë euro. Përgatitja e dokumentacionit të projektit, projekti bazë, mbikëqyrja dhe shpronësimi do të kushtojnë 250 milion euro. Me këtë, shuma e përgjithshme e hekurudhës do të jetë 2 miliardë e 10 milion euro, prej të cilave një miliard e 910 milionë euro do të jenë nga bankat e huaja, ndërsa 100 milionë nga buxheti i shtetit.
Dimitrieska Koçoska thotë se në opinion është bartur gabimisht informacioni se ne kemi hy në borxh te Britania e Madhe.
Ministrja e Financave mbetet në qëndrimin e njohur se ky borxh nuk do ta rrisë borxhin publik dhe se gjithçka është nën kontroll. Ajo bëri thirrje që të mos krijohet panik në opinion rreth kësaj çështjeje, pasi që kjo mund të ndikojë në normën e interesit që do të marrim për eurobondin e planifikuar për vitin e ardhshëm, me të cilin duhet të kthehen 700 milionë euro nga borxhet e vjetra.