Sonte, në Teatrin Komedia në Shkup, me shfaqjen “Burrat janë më ndryshe, por edhe gratë gjithashtu” të artistit të pantomimës Damir Dantes nga Zvicra, hapet Festivali i tetë internacional i pantomimës dhe teatrit fizik “Panfiz 2015”.
Festival, i cili do të zgjasë deri më 7 tetor, do të sjellë tri shfaqje nga sfera e teatrit fizik dhe dy shfaqje nga fusha e pantomimës. Shfaqjet do të luhen edhe në Teatrin e Dramës dhe në skenën e vogël të Operës dhe Baletit të Maqedonisë.
Festivali do të përmbyllet me shfaqjen “Piesa për dy” e Aleksandros Mihail nga Greqia, pas së cilës do të ndahet edhe çmimi i Festivalit.
