Fillon dhënia e letërnjoftimeve me mbiemrin “E Veriut”

TË FUNDIT

Prej sot nis dhenja e leternjoftimeve të reja me mbemrin “E Veriut”. Rreth 40 mijë qytetarë do të jenë në gjendje t’i marrin letërnjoftimet e reja. Shtypja dhe lëshimi i letërnjoftimeve është zhbllokuar pasi Qeveria e bëri këtë të mundur me akt nënligjor. Për dy muaj, MPB-ja nuk mund të lëshonte letërnjoftime me emrin e ri të shtetit dhe në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, sepse Ligji për letërnjoftimet ka ngecur në Kuvend, të cilin opozita po e bllokon me mbi 1.500 amendamente. Për opozitën, rregullimi i kësaj çështjeje me akt nënligjor është shkelje e Kushtetutës dhe ligjeve. Letërnjoftimet e vjetra që nuk kanë skaduar ende do të jenë të vlefshme deri më 12 shkurt të vitit 2024./TV21

No description available.
No description available.