Fillojnë regjistrimet për ciklin e dytë në Universitetin “Nënë Tereza”

TË FUNDIT

Universiteti “Nënë Tereza“ në Shkup shpalli të hapur Konkursin për regjistrimin e studentëve në ciklin e dytë të studimeve në programet studimore në vitin akademik 2020/2021.

Të gjithë kandidatët do të mund të aplikojnë në pesë Fakultetet e UNT-së: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakultetin e Shkencave Informatike, Fakultetin e Shkencave Teknike, Fakultetin e Shkencave Sociale, Fakultetin e Shkencave Teknologjike

Të gjithë kandidatët dokumentacionet e tyre për aplikim duhet t’i dorëzojnë në hapësirat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup në rrugën “Mirçe Acev nr.4/kati i 3–të (zyra 306) në Shkup.

Për më shumë informata kandidatët mund të ndjekin linkun e konkursit: http://unt.edu.mk/wp-content/uploads/2020/07/Konkurs-p%C3%ABr-regjistrimin-e-student%C3%ABve-n%C3%AB-ciklin-II-UNT_2020-2021-02.07.2020-SHQ.pdf .