Kështu duket plani për ndërtimin e shkollës së Vizbegut në Shkup.
Zyrtarë qeveritarë e lokal erdhën për ta kumtuar fillimin e punimeve.
Me të shkuar tek vendi i ndërtimit dikush nga kompania e ndërtimin u kujdes t’ua lexojë projektin.
“-Sipas dinamikës që është paraparë, për 18 muaj do të përfundoj që të përfundoj e gjitha. -Mendoni që do të arrihet? -Mundet që edhe më herët. -Bravo…”
Për t’i dëgjuar se çfarë kanë për të thënë, kishin dalë edhe shumë banorë të Vizbegut, që me vite e kanë pritur këtë ditë.
Ky mbledhim i bëri bashkë edhe ish-kryetarin e Komunës së Butelit, Velimir Smilevskin dhe kryetarin e ri
Darko Kosotovskin. E Ministrja e Arsimit Milla Carovska tha se pas 8 viteve premtime, shkolla po bëhet realitet.
“Me të vërtet më bëhet qejfi pas 8 viteve premtime për këtë shkollë për 500 nxënës në Vizbeg sot mund të themi se ka filluar ndërtimi”, tha Milla Carovska, minister e Arsimit.
Por a mund t’u premtojnë banorëve të Vizbegut se ky ndërtim nuk do të ketë më pengesa dhe se përfundimisht nxënësit e kësaj lagjeje do të bëhen me shkollë?
Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi tha se do të përfundojë më herët se ç’është paraparë në projekt.
“Sipas premtimit të realizuesit të projektit, kompanisë brenda 18 muajve maksimum bile thonë në qoftë se është këtu le të më përmirëson do ta bëjnë edhe më herët”, pohoi Artan Grubi, zv/kryeministër i pare.
Edhe kryetari aktual i komunës së Butelit dha fjalën se komuna do të përkushtohet maksimalisht që kjo shkollë të përfundojë.
“Unë atë që dua të theksoj dhe të jap fjalën është se Komuna e Butelit do të përkushtohet maksimalisht për të mbështetur gjithçka që lidhet me këtë projekt në krejt infrastrukturën apo rrugë deri tek kjo shkollë”, tha Darko Kosotovski, kryetar I Butelit.
Nxënësit e Vizbegut ka kohë që e kanë pritur këtë ditë. Duke mos pasur një shkollë në lagjen e tyre ata janë detyruar që të shkojnë në mësojnë nëpër komunat tjera. Ndërsa kryetari i Butelit premtoi se do të rregullohet edhe transporti i nxënësve që mësojnë në komunat tjera deri sa të ndërtohet shkolla në këtë lagje.
