Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot po zhvillojnë takim me kancelaren gjermane Angela Merkel. Siç bëhet e ditur temë kyçe në këtë takim do të jetë data për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian me të cilët duhet të konfirmohet edhe në samitin e ardhshëm të liderëve të Unionit më 20 dhe 21 qershor në Bruksel.
