Ekipe të autoriteteve të qytetit sot filluan me rregullim e terreneve të kejit “13 Nëntori”, në shtrirjen nga sheshi I qytetit deri në rrugën “Stiv Naumov”. Me këtë projekt në mënyrë hortikulturore do të rregullohet sipërfaqja prej rreth 12.500 metra katrorë e cila konceptualisht do të ndërlidhet me objektet përreth. Në fillim të aktiviteteve për rregullim të kësaj pjese të kejit, morën pjesë kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari I Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
Projekti është në vlerë prej 88,6 milionë denarëve me TVSH të përfshirë, ndërsa mjetet janë siguruar nga buxheti I Qytetit të Shkupit. Afati për kryerjen e projektit është katër muaj. Bëhet fjalë për sipërfaqe prej 12.500 metrave katrorë, e cila do ta lidhë Sheshin me rrugën “Stiv Naumov”. Është paraparë të vendosen pllaka të reja, rrugicë për persona me invaliditet, ale, do të vendosen ulëse, pajisje e re urbane, smart-banka, shporta për mbeturina të imëta, reflektorë për ndriçim…
Kryeministri Zoran Zaev theksoi se përparësitë e këtij rikonstruimi I pranuan edhe pronarët e lokaleve gastronomike në kej. Paralajmëroi se ata personalisht do të bëjnë çmontimin e tarracave verore në mënyrë që të mundësohet kryerja e punëve pa pengesa.
Zaev theksoi se pandemia me Kovid-19 na mësoi se sa janë të rëndësishme hapësirat e lira publike, të gjelbëruara në mënyrë që të mundësohet lëvizja e lire e njerëzve në mjedise të shëndosha jetësore.
“Për mua dhe për Qeverinë është me rëndësi që do të lirojmë edhe një pjesë të sipërfaqeve publike të cilat ishin okupuar nga ‘Shkupi 2014’, posaçërisht përgjatë kejit të Vardarit he që tani do të lirohen edhe hyrjet nga ana veriore e Qendrës tregtare të qytetit, një nga pjesët më të njohura të Qytetit të Shkupit”, tha Zaev.
Kryetari I Qytetit të Shkupit deklaroi se në kej do të krijohet mjaft hapësirë për të gjithë shfrytëzuesit – për të gjithë qytetarët që cilët e përdornin për shëtitje, pushim dhe relaksim, por edhe për bizneset të cilat në pjesë më të madhe janë objekte gastronomie.
“Afati për kryerjen e punëve është katër muaj, ndërsa gjatë sezonit veror keji ’13 Nëntori’, krenaria e qytetit tone, sërish do të jetë përplot me bashkëqytetarë të cilët do të ndjehen mire dhe do t’I shijojnë të mirat dhe funksionalitetin që do t’I ofrojë hapësira më e bukur publike në Shkup”, theksoi Shilegov.
