Filloi regjistrimi i dëmeve nga zjarri i madh në afërsi të Athinës

TË FUNDIT

Inxhinierët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit të Greqisë kanë filluar inspektimin dhe regjistrimin e dëmeve nga zjarri i madh në afërsi të Athinës, ndërsa kryeministri grek sot po i viziton lagjet e prekura.

Gjatë ditës së djeshme janë inspektuar 30 objekte, 11 prej të cilave janë të rrezikshme për përdorim, ndër të cilat shtatë janë objekte banimi, tre lokale afariste dhe një magazinë.

Regjistrimet vazhdojnë edhe sot, synimi është që inspektimi të përfundojë sa më shpejt që të nisë menjëherë procesi i dëmshpërblimit të qytetarëve.

Zjarri në pyll ka shpërthyer të martën, pak pas orës 17:00 nga mali Pendeli dhe për shkak të erës së fortë ka zbritur dhe është përhapur me shpejtësi drejt zonave të banuara, duke zënë një shkallë të gjerë me vatra aktive në disa vendbanime dhe është vënë nën kontroll 22 orë më vonë.

Kryeministri grek, i cili po viziton mëngjesin e sotëm lagjet e prekura, tha dje se nuk përjashtohet mundësia që zjarri të jetë i qëllimshëm.