Filloi ndërtimi i qarkores afër Vizbegut, premtohet bulevard i ri me emrin “Hasan Prishtina”

TË FUNDIT

Në prag të zgjedhjeve lokale fillon ndërtimi i qarkores afër udhëkryqit midis bulevardit “Sllovenia” dhe “Rrugës se Kaçanikut” në Shkup, ndërsa bashkë me të premtohen edhe bulevarde. Pritet që i gjithë projekti së bashku me bulevardet të përfundojë për 2 vjet e gjysmë, ndërsa sipas vlerësimeve, projekti i përgjithshëm nga nënkalimi përmes zonës deri te unaza do të kushtojë gjashtë milionë euro. Bulevardi  pritet që ta mbajë emrin “Hasan Prishtina”, transmeton TV21.

 “Fillon procedura për zgjedhjen e ofertuesit më të mirë për ndërtim të qarkores afër bulevardit “Sllovenia”. Bulevardi në fakt vazhdimi i qarkores në Momin Potok. E zgjedhim këtë ngushticë e cila ndodhet në magjistralen evropiane, tani bulevardi “Hasan Prishtina”, dhe kjo do të thotë se me procedurën e njëjtë ne fillojmë me ndërtimin e dy bulevardeve të reja. Njëri është bulevardi “Hasan Prishtina” nëpër zonën industriale Vizbeg deri te unaza e  Qytetit të Shkupit, i dyti është vazhdim i bulevardit “Sllovenia”, që do të shkojë deri në Vollkovë dhe bashkohet me unazën në hyrjen perëndimore të qytetit”, deklaroi Petre Shilegov – Kryetar i Qytetit të Shkupit.