Para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ka filluar manifestimi qendror për shënimin e 27 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut – Ditën e Pavarësisë.
Në manifestimin qendror marrin pjesë presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dhe zëvendëskryeministri për luftim të korrupsionit, Ljupço Nikollovski.
Manifestimi filloi me intonimin e himnit të shtetit nga orkestra e ushtarake e Armatës së Maqedonisë së Veriut.
