Filloi asfaltimi i Bulevardit “Kiro Gligorov” në Gazi Babë

TË FUNDIT

Kandidati dhe kryetari aktual i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, në një dalje për media bëri të ditur se sot ka filluar asfaltimi i bulevardit “Kiro Gligorov” në Gazi Babë. Shilegov theksoi se ndërtimi i urave dhe rrugëve që lidhin dhe që bashkojnë nuk duhet të ndalojë.

“Ndërtimi i urave dhe rrugëve që lidhin, që bashkojnë nuk duhet të ndalojë. Ndërtimi i Shkupit evropian, urban dhe të gjelbër duhet të vazhdojë. Të dashur shkupjane dhe shkupjanë, Ju qytetarët jeni forca e këtij qyteti, dhe vetëm ju vendosni se në çfarë qyteti do të jetoni. E ardhmja është në dorën tuaj. Le të bashkohemi sepse kemi të njëjtin qëllim – Shkupin e fuqishëm, unik, në të cilin jetohet me dinjitet. Të japim mbështetje për Shkupin i cili përkrah të rinjtë të ndërtojnë familjet këtu dhe i cili investon fuqishëm në të ardhmen e shëndetshme, ajrin e pastër dhe infrastrukturën moderne. Forca juaj, të dashur shkupjane dhe shkupjanë, është vota juaj. Dilni në zgjedhje dhe zgjidhni Shkupin e fuqishëm, Shkupin që po ndërtohet, që po rritet, Shkupin që vazhdon rrugën e tij krah për krah me qytetet më të zhvilluara në Evropë”, potencoi kryetari Shilegov.