Filipçe: Vaksinimi, mënyra e vetme për të ndryshuar pasqyra për pandeminë

TË FUNDIT

Pika për vaksinim në sallën e vogël në QS Boris Trajkovski filloi me punë prej herët në mëngjes. Qytetarët të cilët dëshirojnë të vaksinohen mund ta bëjnë atë pa termin të caktuar. Në poliklinikat e tjera në Shkup dhe në të gjitha pikat në vend vazhdon të zhvillohet vaksinimi dhe rivaksinimi i qytetarëve.

“Një pjesë e ekipit të mjekëve dhe infermiereve dhe vullnetarëve nga Kryqi i Kuq nga disa pika në shtëpitë e shëndetit në Shkup prej sot funksionojnë dhe punojnë këtu me qëllim që të rritet qasja drejt vaksinave duke e pasur parasysh interesin e madh që e ka tek qytetarët pas vendosjes së masave dhe rekomandime të reja”, tha në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në territorin e mbarë vendit, theksoi, vaksinimi po kryhet mirë, është e shkëlqyeshme mesatarja e qytetarëve të cilët po lajmërohen çdo ditë mbi dhjetë mirë dhe me atë numri i përgjithshëm i qytetarëve të cilët tani janë të vaksinuar me së paku një doze janë afër 700 mijë, prej të cilëve 510 mijë janë rivaksinuar.

“Ajo që është karakteristike dhe interesante, që në periudhën e fundit dukshëm po rritet interesi për vaksinim të qytetarëve më të rinj, posaçërisht prej 18 deri 40 vjeç dhe tani ai numër është 170 mijë qytetarë të vaksinuar, që sipas analizave është 26 për qind nga popullata e përgjithshme në ato grup mosha”, tha ministri Filipçe.

Ai konsideron se ndoshta vaksina kundër koronavirusit do të bëhet sezonale dhe se do të nevojitet edhe doza e tretë për çka, që sipas tij, flasin edhe studime të shumta. Tek ne po shqyrtohen studimet dhe përvojat, theksoi, por është e sigurt se praktikisht e tërë bota do të shkojë në atë drejtim. Tani po shqyrtohet pas cilës periudhë të rivaksinimit duhet të merret doza e tretë dhe nëse duhet të jetë nga prodhuesi i njëjtë apo ndonjë tjetër.

Sipas tij, fushata “Vaksinohu” do të jetë kyçe për rritjen e vetëdijes tek qytetarët për nevojën e imunizimit.

“Fushata do të thotë videoklipe, përfshirje të personaliteteve të shquara publike nga bota e kulturës, të gjithë të cilët mendojmë se kanë ndikim ndaj grupeve të ndryshme në shoqëri në mënyrë që të rritet vetëdija për rëndësinë e vaksinës. Ky do të jetë proces i gjatë. Flitet për doze të tretë, ndoshta do të bëhet sezonale, është herët të thuhet. Nevojitet komunikim i shpeshtë me qytetarët për porosinë e cila thuhet çdo ditë. Kjo nuk do të ndalet derisa nuk vaksinohen të gjithë”, tha Filipçe.

Thotë se ajo që insistohet në fushata, fare nuk do të thotë se janë shkurtuar mjetet në ndonjë vend tjetër, por se mbahet kujdes literalisht për të gjitha segmentet kur është në pyetje vaksinimi.

“Edhe në muajt e kaluar pati fushata aktive, me atë që nuk ishin fushata të Qeverisë, megjithatë në mënyrë planore kjo ishte bërë. Fillimisht filloi fushata e UNICEF-it, e më pas e Delegacionit të BE-së. Tani si hap i ardhshëm, fushata jonë e Qeverisë. Edhe mediumet janë një nga partnerët tanë më të mëdhenj në luftën kundër pandemisë. Kjo krizë, mes tjerash, po menaxhohet mirë edhe me ndarjen me kohë të informatave të sakta drejtuar qytetarëve. Mbajmë llogari për të gjitha segmentet. Askund nuk është shkurtuar”, theksoi ministri.

Ai tha se po shqyrtohen edhe disa përvoja botërore për atë që po bëhet në shkolla lidhur me testet e shpejta tek fëmijët.

“E tërë kjo po shqyrtohet nga an e ekspertëve. Tani për tani nuk rekomandohen kurfarë masa shtesë, por mund të sjellim edhe rekomandime të tjera në pajtim me atë se si zhvillohet pasqyra me pandeminë”, theksoi ai në deklaratën e sotme për mediumet.

Filipçe sqaroi se fushata aktuale do të zhvillohet përmes video spoteve në të cilat do të përfshihen personalitete publike nga bota e sportit, kulturës dhe sfera të tjera. Sipas tij, ata janë persona të shquar të cilët mund të kenë ndikim tek grup moshat e ndryshme në shoqëri.

Bëri thirrje për vaksinim masiv, posaçërisht për fëmijët të cilët do të fillojnë të shkojnë në shkollë dhe në kopshte, me rëndësi është prindërit e tyre të vaksinohet në mënyrë që të sigurohen familjet.

“Kjo është mënyra e vetme të ndryshojë pasqyra për pandeminë. Të gjitha pandemitë dhe epidemitë, shikuar historikisht prapa në botë përfunduan kryesisht me vaksinim, e jo me kalim të sëmundjes dhe tani kur kemi instrument dhe mekanizëm në dispozicion dhe kur është dëshmuar se është efikas dhe efektiv, që dëshmohet me numër relativisht të vogël të pacientëve në qytetet në të cilat përfshirja e vaksinimi është më e madhe”, theksoi ministri i Shëndetësisë.

Potencoi se personat të cilët kanë shkaqe të arsyetueshme mjekësore do të marrin vërtetime se nuk mund të vaksinohen, dhe kjo është zakonisht në sferën e sëmundjeve autoimune. Nuk kanë numër për sa persona bëhet fjalë, por, theksoi se është i sigurt se nuk është diçka që seriozisht mund të ndikojë në imunitetin kolektiv./MIA