Epidemia është duke u qetësuar, por kjo nuk do të thotë se qytetarët të mos vazhdojnë të jenë të vëmendshëm edhe më tej.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar, se edhe pse janë lejuar dasmat dhe është hequr ndalesa për grupime, sërish rekomandon që maska të mbahet qoftë edhe në grupime në hapësira të jashtme dhe në shtëpi.
“Lejohen dasmat dhe ceremonitë, që ishin të ndaluara në të hapur. Numri maksimal i mysafirëve të jetë 100 dhe kjo sigurisht të mos jetë më shumë se 50% e kapacitetit të hapësirës ku organizohen këto ngjarje. Në kuadër të gjithë kësaj çfarë po ndodh, kemi të dhëna të qarta, se epidemia qetësohet, megjithatë apeloj deri te qytetarët të jenë të vëmendshëm. Maska është mekanizëm i mirë që të mbrohemi. Ja, largohet edhe rekomandimi për grupim, por, duhet të kemi parasysh dhe në kontroll, nëse ka grupime, qoftë edhe jashtë dhe është nxehtë, mund të shërbejë. E njëjta ndodh edhe gjatë tubimeve në shtëpi. Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm, se tani për tani kemi situatë stabile, por askush nuk mund të parashikojë se si më tej do të zhvillohet epidemia”, tha Filipçe, transmeton TV21.
