Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka paralajmëruar programin e partisë “Fronti për të vërtetën dhe drejtësinë”, në të cilin shtylla kryesore do të jetë lufta kundër korrupsionit, përcjell TV21. Ai tha se Ligji për tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe transparencë të plotë digjitale do të jetë ligji i parë që ai, si kryeministër pas zgjedhjeve, do ta nënshkruajë.
“Para zgjedhjeve do t’i publikojmë të gjitha detajet e programit, ndërsa sot do të përqendrohem në shtyllën kryesore mbi të cilën bazohet kjo program, e ajo është Ligji për tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe transparencë të plotë digjitale. Dhe ky është ligji i parë që unë, si kryeministër i Qeverisë së re pas zgjedhjeve, do ta nënshkruaj në interes të të gjithë qytetarëve dhe në interes të së ardhmes së vendit”, theksoi Venko Filipçe – kryetar i LSDM-së.
